Emisarët amerikanë bisedime me Damaskun
Damask -Duket se kanë nisur bisedimet e para diplomatike në proces të ri të politikës amerikane që pas ardhjes në pushtet të Barack Obamës. Së fundi, dy emisarë amerikanë Jeffrey Feltman dhe Daniel Shapiro kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtë të Sirisë Walid Mouallem, pak pas mbërritjes së tyre në Damask, bëri të ditur një fotograf.
''Kjo vizitë përbën kontaktin e nivelit më të lartë politik mes dy vendeve që prej kohës kur Richard Armitage që ishte numri dy i departamentit të Shtetit zhvilloi një vizitë në Damask në janar të vitit 2005'', sipas Departamentit të Shtetit.
Feltman, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit në detyrë në Lindjen e Mesme dhe Shapiro këshilltar kombëtar i ngarkuar me Lindjen e Mesme në Shtëpinë e Bardhë mbërritën nga Bejruti. "SHBA-ja dhe Siria patën mospajtim për shumë çështje dhe është një rast i veçantë për ne të këmbejmë opinionet lidhur me çështjet dypalëshe dhe rajonale'', theksoi një zyrtar amerikan.
Dy emisarët amerikanë ishin të premten në Bejrut për të siguruar drejtuesit libanezë për mbështetjen e vazhdueshme nga Uashingtoni pavarësisht afrimit me Sirinë.