LSI, program për arsimin
Tiranë - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se paga e mësuesve do të dyfishohet brenda vitit të parë të mandatit të qeverisë së ardhshme. Meta ka prezantuar programin e LSI-së për arsimin, ku sipas tij reforma në arsim do të jetë në funksion të punësimit, në mënyrë që shkolla jonë të përgatisë njerëz të aftë të hyjnë me dinjitet dhe sa më shpejt në tregun e punës.
“Brenda 4 viteve të ardhshme do te ristrukturojmë mbi 80 për qind infrastrukturën e shkollave. Nuk do të ketë më shkollë në vend pa ujë, pa drita, pa ngrohje, me xhama te thyera. Në mënyrë që të mos ketë shkolla pa internet, në mënyrë që mos ketë shkolla dhe universitete pa laborator. Brenda 4 viteve të ardhshme do të realizojmë decentralizimin e plotë të shkollës me qëllim rritjen e efektivitetit të saj”-tha Meta përpara profesorëve, pedagogëve dhe mësuesve.
Më tej, kreu i LSI-së deklaroi se si forcë e majtë, partia e tij do të mbrojë në radhë të parë interesat e publikut. “Paketa jone e Bonusit jetik parashikon subvencionimin e plotë të librave për familjet e varfra, një masë që do ndikojë në zbutjen e braktisjes së shkollës. Po kështu, ne do të krijojmë mundësi për kreditimin e studimeve universitare nga bankat, pa interes, për ata studentë që kanë nevojë”-tha Meta.
Sipas tij, reforma për barazi në arsim shtrihet edhe përtej kufijve, kudo ku jetojnë shqiptarë. “Prandaj mësimi i gjuhës shqipe nga emigrantët do të jetë pjesë e rëndësishme e reformës sonë arsimore, ku do të gërshetojmë mbështetjen e fortë qeveritare me iniciativat private”-vijoi shefi i partisë së dytë më të madhe në opozitë.