Emisioni "Ora e Debatit" vlerësim për profesionalizëm nga KKRT-ja

Edhe pse ka vetem pak muaj qe eshte shfaqur ne tregun mediatik emisioni gazetarit Alfred Peza, "Ora e Debatit" është vlerësuar nga Këshilli Kombetar i Radio Televizioneve si një prej emisioneve më të mira profesionalisht. Në raportin e KKRT-së për vitin 2008 emisioni "Ora e Debatit" cilësohet si një program i njohur që sjell vlera të qëndrueshme në treg. Këshilli Kombetar i Radiotelevizioneve vlerëson emisionin e gazetarit Alfred Peza për problematikën e mprehtë dhe aktuale dhe një audiencë të konsoliduar. Duke cituar këtë raport të depozituar pranë parlamentit përkrah emisionit të gazetarit Alfred Peza renditen edhe emisione të tjera të njohura si "Top Story", "Opinion" apo "Koha nuk prêt", të cilat vlerësohen nga KKRT-ja. Emisioni i gazetarit Alfreed Peza startoi në muajin tetor të vitit 2008. Pavarësisht konkurencës së madhe që ka mes emisioneve politike në tregun mediatik shqiptar Brenda pak muajve "Ora e Debatit u shndërrua në një nga emisionet me audiencën më të madhe për shkak të temave, personazheve dhe risive që ai solli .