Borch:Vëzhguesit për zgjedhjet më 15 mars

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch në një prononcim për mediat është shprehur se vëzhguesit e parë të ODIHR-it për të monitoruar procesin parazgjedhor do të mbërrijnë të Tiranë në 15 mars. Ambasadori i OSBE-së Borch mori pjesë sot në takimin për bashkëveprimin në luftën për parandalimin e konfliktit të interesave dhe korrupsionit e organizuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Borch u shpreh në këtë takim se duhen politika parandaluese për korrupsioni dhe duhet më shumë bashkëpunim mes institucioneve.