Kodheli: PS marshim më 15 mars për tragjedinë e Gërdecit

Partia Socialiste ka paralajmëruar për një marshim qytetar në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Sipas zëdhënëses së selisë rozë Mimi Kodheli marshimi me moton "Mos Harro" do të bëhet në 15 mars në Gërdec dhe Tiranë dhe është inisiativë e kualicionit të majtë. Kodheli u shpreh se ky marshim do të jetë pa ngjyra politike por me ngjyrat e flamurit kombëtar. Gjithashtu Kodheli shtoi se nga ky marshim përjashtohet LSI-ja sepse sipas saj ajo nuk është pjesë e kualicionit të majtë por paterica e qeverisë Berisha.