Konflikti i interesave, takim mes institucioneve

Tiranë, 24 shkurt, 11:15, NOA - Dy ministri të rëndësishme dhe tre agjenci shtetërore që administrojnë pronat, në bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kanë mbyllur fazën e parë të strategjisë së bashkëveprimit në luftën për parandalimin e konfliktit të interesave dhe korrupsionit.
Për të diskutuar rreth saj, po zhvillohet aktualisht një takim organizuar nga kryeinspektori i Verifikimit të Pasurive, në të cilin është ftuar ministrja e Shëndetësisë, ministri i Arsimit, drejtues të lartë të ALUIZNI-t, të Komitetit të Pronave etj.
I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadorin i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.
n.e/NOA