E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: 15 mars, mberrijne ne Tirane vezhguesit procesit parazgjedhor

Pamje nga nje proces zgjedhor ne Shqiperi

Tiranë, 24 shkurt, 12:03, NOA – Vëzhguesit e parë të ODIHR-it për të monitoruar procesin parazgjedhor do të mbërrijnë të Tiranë në 15 mars.

Ky lajm u bë i ditur gjatë një prononcimi për mediat nga kreu i prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), Robert Bosch.

Ai mori pjesë në takimin për bashkëveprimin në luftën për parandalimin e konfliktit të interesave dhe korrupsionit e organizuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Borch u shpreh në këtë takim se duhen politika parandaluese për korrupsioni dhe duhet më shumë bashkëpunim mes institucioneve.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›