E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni “Përballë”, Ristani: Basha si Rama, një lider s’mund të jetë gënjeshtar

Arben Ristani, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha, me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Ristani tha:

“ Në rast se do të vazhdojmë në gjëndjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës, me mënyrën se si drejton partinë, se si merr të gjitha pushtetet, sepse kritika bazë që është ndaj Ramës, është që ai po shnderrohet në një autokrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh. “

Sipas Ristanit, Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

“Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund, por edhe e tall, jo vetëm Rama, por edhe më gjerë.” – tha Ristani në “Përballë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›