Mbledhja e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Borrell: Ky rajon prioritet kyç për BE-në

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka informuar se ka pritur gjatë ditës së sotme, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Borell shprehet se ky ishte një takim informal me liderët e Ballkanit.
“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit”, tha Borell.
Numri një i diplomacisë së BE-së shtoii se takimi na jep mundësinë, që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Borell vlerësoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në.