Emisioni “Përballë” në RTSH, Kadilli : PD me mua do të ketë politike institucionesh, jo politikë rruge

Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, është kundër bojkotit të parlamentit. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, zoti Kadilli tha se nëse fiton në garën e 13 qershorit deputetët e PD-së do të shkojnë në kuvend.
“Nuk do të ketë politikë rruge, do të ketë politikë institucionesh. Rruga nuk është vendi ku bëhet politika. Rruga është elementi i fundit fare, madje nuk është elementi i një partie politike, është i popullit të frustruar. “- tha Kadilli. Sipas tij, është e papranueshme që Partia Demokratike të ketë dilema me sistemin.
“Pas 30 vitesh kjo parti duhet të maturohet. Ai lloj cikli politik ka përfunduar. Sot ne duhet të jemi një parti në sistem. Fati i keq që ne mbetëm gjatë në qasjen e rrugës, sepse në jemi kampionët që sollëm këtë sistem politik. Sot, ajo që ne quajmë demokraci në Shqipëri, është produkt i lëvizjes së studentëve që u shndërrua në parti politike. Dhe çfarë ndodh sot? Dilemat me sistemin i kemi më shumë ne, është e papranueshme. “- tha Kadilli në “Përballë”.