Empire State zhgënjen kishën: Jo drita për N. Terezën
Sa herë kur ka një eveniment me rëndësi, që nga konkurset e bukurisë dhe ato të modës e deri tek festat kombëtare amerikane, në kullën në fjalë ndizen mijëra drita.
Po kësaj here, duket se për kishën katolike plani nuk ka funksionuar. Madje, vendimin në fjalë zyrtarët e kishës e kanë quajtur antikatolik. “Ky ishte një vendim antikatolik”, është shprehur presidenti i Ligës Katolike Bill Donahue, ideator i kësaj iniciative.
“Empire State Building ka një traditë për të ndezur dritat për festat fetare, si Krishtlindje, Pashkë, Bajram”, ka thënë pronari i kullës miliarderi Andrew Malkin në një deklaratë. Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se përse e ka ndërmarrë një vendim të tillë. Përvjetori i Nënë Terezës, gruas me origjinë shqiptare, e ngritur tejet lart nga kisha katolike, do të festohet më 26 Gusht të këtij viti.