Emra te rinj politike e vjeter

E merkure 11 Janar 2012 1433
KUVENDI I SHQIPERISENdersa askush nuk e ve ne dyshim nevojen e te rinjve ne politike emrat e kesaj gjenerate qe dominojne sot grupet parlamentare te PS dhe te PD apo edhe Asamblene e partise me te madhe te opozites dhe maxhorances bejne qe analistet dhe njohesit e politikes shqiptare te kembengulin per nje vizion te ri me shume se sa per politikane ne moshe te re.
Ne parlamentin e dale nga zgjedhjet e 2009 u ulen per here te pare 76 deputete te rinj. Politikani me i votuar nga Keshilli Kombetar ne PD eshte Lulzim Basha nje prurje e re e KOP ne vitin 2005. Me shume se gjysma e sekretariatit te PS perbehet nga emra te rinj dhe e kryesise po ashtu. Institucionet e pavarura si Avokati i Popullit KLSH e Prokuroria drejtohen gjithashtu nga fytyra te reja. Mes gjithe ketyre shifrave ku fytyrat e reja dominojne mbi politikanet e konsoliduar ne keto 2 dekada tranzicion pak risi jane sjelle ne skenen politike dhe sipas Prec Zogajt ata jane ne te shumten e rasteve kopje te keqija te lidereve ekzistues pasi ne partite ku militojne kane mesuar se pari konformizmin. Ne vitin 2013 Shqiperia do te zhvilloje zgjedhjet parlamentare dhe ndonje prej drejtuesve te partive kryesore ne vend teorikisht mund edhe te ndryshoje. Por eshte ende e veshtire te kuptohet nese filozofia dhe morali politik do te jete i ri nese zevendesohet Sali Berisha apo Edi Rama.
Shiko kroniken video ShareTweet