E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret 42-vjeçaren, i shpëton burgut përjetë

Masakroi 42-vjeçaren, i moshuari i shpëton burgut përjetë. Bëhet fjalë për 84-vjeçarin Gaqo Dumka, i cili akuzohet se ka vrarë dhe masakruar 42-vjeçaren Liljana Arapi.

Në seancën e sotme, Gjykata e Korçës vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj autorit Dumka. Kryetari i trupit gjykues Admir Belishta ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurit që rrezikon burgim të përjetshëm.

Seanca e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme. Me gjykimin e shkurtuar, 84-vjecari Dumka pritet të përfitojë ulje të 1/3 e masës së dënimit, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Ngjarja makabre ka ndodhur disa muaj më parë në lagjen katër të qytetit të Korçës. Ai vrau në gjumë gruan me të cilën bashkëjetonte prej 3 vjetësh, për ta copëtuar atë në dhjetra pjesë. Kanë qënë kalimtarët e rastit, të cilët kanë gjetur gjymtyrët e gruas dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›