Aleatët e PS-së: S’heqim dorë nga korrektimi i sistemit
Një ditë pas tryezës së aleatëve, krerët e partive të vogla deklarojnë se nuk tërhiqen nga kërkesa për korrektim të sistemit elektoral.
Kreu i PDS-së Paskal Milo dhe i PDK-së Nard Ndoka deklarojnë se nuk tërhiqen nga kërkesa për një sistem proporcional kombëtar, pavarësisht kundërshtimit të Partisë Demokratike.
Një pikë tjetër e diskutuar nga aleatët është edhe përbërja e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. Me tre opsionet e hedhura në tavolinë partitë e vogla synojnë depolitizimin e KQZ-së, me anëtarë kryesisht nga gjyqësori.
Partitë e vogla pritet të jenë të pranishme në një nga mbledhjet e radhës së komisionit ad hok për reformën zgjedhore për të paraqitur pretendimet e tyre.