E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Jo Vetëvendosje, por vetëfundosje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një deklarate pas mbledhjes së qeverisë, ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje Vetëfundosje.

Në këtë mënyrë, Thaçi ka ndjekur Berishën i cili quajti Aleancen Kuqezi, “Aleance Faqezi”.

Kryeministri i Kosovës shprehu besimin se qytetarët nuk do t`i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për të bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

Patriotizmi sot, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare. Pushteti në Kosovë nuk do të merret me dhunë por përmes votës së lirë, deklaroi Thaçi.  ”Ata nuk janë Vetëvendosje por vetëfundosje. As kuq e zi nuk janë, por siç ka thënë kryeministri Berisha faqezi janë, ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›