E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e 2000 banorëve të Tiranës që përfitojnë lejen e legalizimit



Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë publikon sot listën me emrat e 2000 banorëve të Tiranës të cilëve u është përgatitur dosja dhe që duhet të paraqiten pranë zyrave postare për të tërhequr faturën e pagesave. Tërheqja e faturave fillon ditën e hënë më datë 14 qershor dhe çdo muaj ALUIZNI do të publikojë emrat e banorëve që duhet të tërheqin faturat për pagesat. ALUIZNI gjithashtu sqaron se faturat janë llogaritur me bono privatizimi.
Në bazë të ligjit për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi.
Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. ALUIZNI njofton se në vazhdimësi do të japin informacion për paraqitjen e qytetarëve pranë drejtorive rajonale të Aluizni-t në qarqe për plotësimin e kërkesës mbi mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore me bono privatizimi.

8 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›