E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e 462 ushtarakeve qe do tu rillogaritet pensioni

Kjo do te thote se tashme me kalimin e emrave ne ministrite e linjes ISSH-ja eshte ne pritje te konfirmimit te pageses. Sipas udhezimit dhe vendimit te qeverise brenda 48 oreve ose dy diteve pune ISSH-ja do te lidhe edhe perfitimin e ri. Por sipas ligjit te miratuar te merkuren ne qeveri ne rast te rritjes se perfitimeve pas rillogaritjeve shtesa e re do te ndahet me keste. Gazeta boton sot te plote emrat e atyre qe kane bere aplikimin nga data 3-8 nentor dhe jane ne pritje te konfirmimit nga ministrite e linjes. Ne lista jane edhe emrat e ish-punonjesve te policise apo uniformave te tjera qe kane lene sherbimin. Sipas ISSH-se ne keto data kane aplikuar per rillogaritje te perfitimeve 76 persona. Per rillogaritje perfitimi per ushtaraket qe kane dale ne pension para vitit 1991 kane aplikuar 245 persona. Ndersa per perfitimet pas dates 1 korrik 2009 kane aplikuar 141 persona. ISSH-ja menjehere pas ardhjes se dokumentacionit te plotesuar nga ministrite perkatese do te beje menjehere publike si listen e atyre personave qe iu eshte plotesuar dokumentacioni nga ministrite perkatese ashtu edhe listen e personave te cilet e kane gati perfitimin e llogaritur.

Per te pare listen e plote duhet te klikoni mbiPDF

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›