Fetel kurorezohet mbreti i ri i Formula 1
Sebastian Fetel eshte kampioni i ri i botes ne Formula 1. Gjermani i Red Bullit ka fituar garen e fundit te sezonit ne Abu Dabi dhe duke shfrytezuar edhe vendin e shtate ne te cilin eshte renditur Fernando Alonso eshte bere fituesi me i ri i nje Boterori ne kete kategori. Finale e hidhur per skuderine e Maranelos qe nuk ka mundur te finalizoje nje enderr thuajse te sigurt per shkak te nje gabimi te madh ne strategjine e gares. Me shume se i pilotit spanjoll faji ka qene i vendimeve te skuderise te cilet duke u perpjekur qe te mbanin pas Veberin piloti australian i Red Bullit eshte pozicionuar ne vendin e tete kane lene te lire Fetelin. Nderkohe 23-vjecari gjerman nuk ka gabuar per asnje moment dhe ka dominuar per pjesen me te madhe mimin e Madh te Abu Dabit. Episodi qe percaktoi finalen e gares se zhvilluar diten e djeshme ne cirkuitin e Jas Marines ka ndodhur ne xhiron e pare pas perplasjes se Mikael Shumakerit me Vitantonio Liucin. Menjehere pas kesaj ka hyre ne piste makina e sigurise dhe Rosberg e Petrov kane perfituar nga rasti per te nderruar gomat. Alonso i cili ne nisje eshte parakaluar nga Baton eshte futur ne bokse ne xhiron e 16-e por kur eshte kthyer gjen perpara Rosberg dhe Petrov. Rusi i Renaultit eshte treguar shume i zoti dhe e ka mbajtur pas spanjollin. Ka qene nje sezon i veshtire per mua dhe per te gjithe pilotet e tjere sidomos nga pikepamja fizike dhe mendore. Ne kemi besuar gjithnje te skuderia dhe te makina sot dje per mua eshte nje dite e vecante eshte shprehur Sebastian Fetel.