E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e PS-së në komisione, Kuvendi miraton përbërjen

Kuvendi ka miratuar dje propozimet e kreut të grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi


TIRANË - Rikthimi i opozitës në Kuvend ka bërë që të marrin formën e tyre të plotë edhe komisionet e përhershme parlamentare. Kuvendi ka miratuar dje në seancë plenare propozimet e kreut të grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për shpërndarjen e deputetëve socialistë nëpër komisionet parlamentare.


Një shpërndarje kjo që ishte përcaktuar më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialistë. Nga lista e miratuar dje në mbrëmje në seancë vihet re se nga deputetët e vjetër të paktat kanë qenë lëvizjet nga komisionet e mëparshme.


Kështu, ka ndryshuar komision Kastriot Islami, i cili nga komisioni i Jashtëm ka kaluar në atë Medias. Një lëvizje kjo që gjatë mbledhjes së grupit është kundërshtuar nga Islami, i cili ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me komisionin e Medias ku e kishin çuar.


Ndërkohë, ka lëvizur edhe deputeti Albert Çaçi, i cili nga komisioni i Shëndetësisë ka kaluar në atë të Ekonomisë, ku më parë merrte pjesë si zëvendësues. Numrin më të madh të deputetëve PS-ja e ka përcaktuar në komisionin e ligjeve, ku do të përfaqësohet me 11 deputetë, shumica prej tyre figura të njohura në këtë fushë.


Kështu anëtarë të këtij komisioni, përveç emrave të mëparshëm, do të jenë edhe Armando Subashi, Damian Gjiknuri, Shegushe Ligori, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi.


Komisioni i dytë për nga rëndësia mbetet ai i Ekonomisë, ku PS-ja do të përfaqësohet me 10 deputetë, ku përveç të anëtarëve të vjetër do të bëjnë pjesë edhe Arben Ahmetaj, Ervin Koçi, Gjovalin Kadeli, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli dhe Rudina Seseri. Një numër të lartë përfaqësuesish PS-ja ka përcaktuar edhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku anëtarësia është thuajse e re.


Në të janë përcaktuar anëtarë të përhershëm deputetët Artan Gaçi, Besnik Bare, Blendi Klosi, Eduard Shasli, Fatos Tushe, Gjok Jaku, Hazir Gashi, Ilir Beqja, Namik Dokle, Ndue Kola dhe Sadri Abazi.


Përveç anëtarëve në komisionet e përhershme grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar dje në mbledhjen e tij të paradites edhe emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë të delegacioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare.


Anëtarët e PS-së në komisione

Komisioni i Ligjeve

Arben Isaraj
Armando Subashi
Bashkim Fino
Damian Gjiknuri
Shegush Ligori
Dashamir Peza
Ermonela Felaj
Fatmir Xhafaj
Pandeli majko
Saimir Tahiri
Tom Doshi
Vasilika Hysi

Komisioni i Ekonomisë

Arban Çaci
Andis Harasani
Arben Ahmetaj
Arben Malaj
Erjon Brace
Ervin Koçi
Gjovalin Kadeli
Ilir Bejtja
Mimi Kodheli
Rudina Seseri

Komisioni për politikën e jashtme
Arta Dade
Ilir Gjoni
Olta Xhaçka
Qemal Minxhozi

Komisioni për integrimin europian

Ditmir Bushati
Ermelinda Meksi
Taulant Balla
Gramoz Ruçi

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Arben Çuko
Armando Prenga
Asallan Dogjani
Ben Blushi
Gazmend Bizhga
Piro Lutaj
Skënder Hasaj
Xhemal Qefalia

Komisioni për çështjet sociale

Englantina Gjermeni
Eltar Deda
Ethem Ruka
Klodiana Spahiu
Vangjel Tavo

Komisioni për veprimtarinë prodhuese

Artan Gaci
Bensik Bare
Blendi Klosi
Eduart Shasli
Fatos Tushe
Gjok Jaku
Hazir Gashi
Ilir Beqja
Namik Dokle
Ndue Kola
Sadri Abazi

Komisioni i Medias dhe Arsimit

Agim Leka
Alfred Dalipi
Enkelejda Shkreli
Fatmir Toci
Fidel Ylli
Kastriot Islami
Luiza Xhuvani
Marko Bello
Valentina Leskaj

Delegacionet e PS-së

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE

Arben Ahmetaj
Damian Gjiknuri
Olta Xhacka

Komiteti Parlamentar AL-BE

Valentina Leskaj
Arben Malaj
Saimir Tahiri
Ilir Beqja
Taulant Balla
Ditmir Bushati
Ermelinda Meksi

Komisionerët e rinj të PD-së

Në komisionin e Ligjeve
Mesila Doda
Aldo Bumçi
Fatos Hoxha
Edi Paloka
Lajla Përnaska (zëvendësues)
Rajmonda Bulku (zëvendësues)

Komisioni i Ekonomisë

Flamur Noka
Adriana Gjoni
Luan Skuqi
Bedri Hoxha ( zëvendësues)

Komisioni i Sigurisë

Gazment Oketa
Ardian Turku
Osman Metalla

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese

Zybi Hida
Selami Xhepa
Islami Hoxha
Kreshnik Çipi
Rahim Çota
Aldo Bumçi ( zëvendësues)
Arenca Trashani ( zëvendësues)

Komisioni i Medias

Gent Strazimiri
Gerti Bogdani
Fatbardh Kadilli
Eduart Halimi ( zëvendësues)

Komisioni i Integrimit

Sheferedin Shehu
Mesila Doda
Arenca Trashani ( zëvendësues)
Albana Vokshi (zëvendësues)

Komisioni i Shëndetësisë

Besnik Dusha
Albana Vokshi
Lalja Përnaska (zëvendësues)
Zybi Hida (Zëvendësues)

Komisioni i Jashtëm

Florion Mima
Gerti Bogdani (zëvendësues)
Paulina Hoti (zëvendësues)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›