E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Qeveria po fsheh krizën ekonomike

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja akuzoi qeverinë se po fsheh krizën ekonomike të vendit, dhe kjo sipas kësaj partie ka ardhur nga politikat e gabuara ekonomike të 4 viteve të fundit.
"Për më tepër, për Partinë Socialiste, fshehja e krizës është më e rëndë se vetë kriza. I kërkojmë kryeministrit të "Ruzhdies" të heqë dorë nga fshehja e krizës dhe nga mashtrimi me të dhënat zyrtare sepse kështu po vë në rrezik sovranitetin e vendit", theksoi ai.
Duke shpjeguar me shifra, Beqja u shpreh se të hyrat publike janë realizuar 11 % më pak se plani fillestar, duke krijuar një deficit 357 milionë dollarë. "Fitimet e kompanive shqiptare në vitin 2009 janë 5.3 % më të ulëta se në vitin 2008. Të ardhurat e biznesit të vogël në vitin 2009 janë 3.8 % më të ulëta se në vitin 2008 Të ardhurat e tatimit mbi vlerën e shtuar më vitin 2009 janë vetëm 2.7 % më larta se në vitin 2008. Kjo rritje zerohet vetëm nga rritja e inflacionit duke dëshmuar se në Shqipëri nuk ka rritje reale të ekonomisë", tha më tej deputeti opozitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›