E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e ish-të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblim

23/09/2009  Ku duhet të paraqiten, emrat e bankave si dhe numrat e llogarive

Gazeta “Metropol” boton të plotë listën e ish-të përndjekurve të regjimit komunist të cilëve u është pranuar dosja nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Lista është zyrtare dhe personat që kanë emrat në to do të gjejnë bashkangjitur shumën që përfitojnë në bazë të përllogaritjeve, bankën dhe numrin e llogarisë ku është derdhur shuma e përftuar. Gjithsej janë 50 milionë lekë, të cilat janë ndarë në 8 banka të nivelit të dytë, ku ish-të përndjekurit mund të paraqiten për të tërhequr shumën e caktuar sipas ligjit. Zyrtarë të Ministrisë së Financave janë shprehur pak kohë më parë se ish-të përndjekurit nuk duhet të çoroditen nga listat që botojnë medie të ndryshme. Sipas tyre, ata duhet të paraqiten në bankat përkatëse vetëm pasi në medie të lexojnë krah emrit edhe numrin e llogarisë dhe emrin e bankës ku janë derdhur ato.

Per me shume lexo ne gazeten e shkruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›