Topi: “ të fillojmë betejën kundër krimit”
23/09/2009 KLD, “ furtunë” akuzash kundër gjyqësorit nga të gjithë anëtarët
Kreshnik Spahiu dhe anëtarët kërkojnë inspektim të menjëhershëm të gjykatave
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë “hap”, kartat kundër sistemit të drejtësis ënë përgjithsëi, e në veçanti kundër gjyqësorit. Mbledhja e parë për Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani, i prezantuar dje nga presidneti Bamir Topi, ka qen ëe ngarkuar me deklarata dhe me ashpërsinë e gjuhës për gjyqësorin, i cili është parë nga të gjithë i futur në rrugë jo të drejtë. Për herë të parë në një diskutim të hapur në mbledhjen e KLD-së u ra dakord që të ushtrohet kontroll i imtësishëm në gjyqësor e veçanërisht në atë pjesë ku trajtohen çështjet penale. Zvarritjet në kohë, influencat nga jashtë, përkrahja e njerëzve të krimit duke përdorur ligjin si mburojë, janë disa nga pikat ku u përqëndrua diskutimi i djeshëm që në fund erdhi me një përgjigje të vetme. Kjo përgjigje ka të bëjë me ushtrimin e inspektimeve në të gjitha gjykata penale. Në fillim ka qenë presidenti Bamir Topi ai që ka kërkuar fillimin e një beteje kundër krimit dhe kjo betejë duhet të nis që nga gjyqësori. Presindeti në rolin e kryetarit të KLD-së tha dje se të dy institucionet duhet të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin, sidomos kur bëhet fjalë për dy inspektoriatet. “ Padyshim është gjë shumë e rëndësishme që çdo kontroll ka linjën e saj specifike, por gjatë bashkëpunimit natyrisht do të dalin nevoja shumë të rëndësishme për ta sinkronizuar pozicionin e supervizionit nëpër gjykata, për të përmirësuar disa elementë të punës në të kaluarën kur pozicione të ndryshme, ndonjëherë edhe me përmbajtje të elementëve subjektivë kanë rritur presionin nëpër gjykata”.
Neshat Fana
“ Se kuptoj sesi gjykatat kanë hequr dore nga parimi i gjykimit të pandërprerë
ku një proces fillon në ora 8 dhe mbaron në 4 kur mbyllet gjykata
dhe nëse nuk është zgjidhur duhet të rifillojë të nesërmen në ora 8.
Por deri më sot nuk ka asnjë rast të zbatimit të këtij parimi nga ana e gjykatave.
Gjykata e Krimeve të Rënda është kthyer në mjaft problematike
ku proceset po tejzgjaten në vite dhe spo arrin dot të zhvilloi dhe mbylli një proces
prej kohësh. Po cënohen parimet dhe po shpërdorohen afatet e duke sjellë raste skandaloze. Kemi plot raste që dlain të pafajshëm njerëz fajtore dhe që njihen botërisht se janë fajtorë. Këta persona rrezikojnë të dalin nga burgjet. Është e paparanueshmme që ne të heshtim dhe ska asnjë sensibilitet për të marrë masa
dhe jo më për të korrigjuar problemet e ligjit që kjo të përdoret në mënyrën e duhur. Unë jam dakord që shumë shpejt të nis inspektimi”.
Topi, të largojmë influencat nga sistemi i drejtësisë
Në pikën e fundit të fjalës sime dua të bëjë të ditur edhe një problem që është çëshjta e influencave në sistemin e drejtësisë. Këtë po e bëj publike, natyrisht jo me emra të veçantë. Si President i Republikës, si Kryetar i KLD-së, natyrisht që kam shumë kontakte me qytetarët ku ankohen për ndërhyrje, për deformime në ndonjë rast edhe të proceseve në favor të iksit apo ypsilonit. Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t’u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet! Ju bëj thirrje që të mos operoni në mënyrë informale! Kjo thirrje vjen sot duke iu referuar në radhë të parë të gjithë atyre personave që mund të përdorin emrin e Presidentit të Republikës apo çdo personi tjetër. Keni një përgjegjësi ligjore, institucionale dhe qytetare dhe denonconi çdo rast ndërhyrje! Nuk mund të ketë barazi para ligjit, në rast se tentohet nga hallka intermediare, nga hallka të cilat kërkojnë të deformojnë vullnetin e trupës gjykuese, në rast se juve vetë nuk i bëni prezent dhe nuk i denonconi në rrugë zyrtare.
Spahiu: Larg trajtimit me dy standarte në gjyqësor
Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka qenë i ashpër dje në fjalën e tij. Ai iu përmbajt më shumë në diskutim, trajtimit me dy standarte të çështjeve penale nga ana e gjyqtarëve. Ndërkohë që foli edhe për kohëzgjatjen joligjore të proceseve gjyqësore të cilat sipas tij po rrezikojnë skadimin e afateve dhe kjo cënon parimin e procedurave penale dhe trajtimin me dy standarte të çështjeve penale. Më tej Spahiu theksoi se një gjë e tillë dhe ky transformim ligjor dëmton rëndë imazhin e gjyqësorit. Numri dy i KLD-së është i mendimit se shumë shpejt duhet të futet në rend të ditës inspektimi i gjykatave në lidhje me çështjet penale. Një gjë e till sipas Spahiut do të mudn të parandalojë fenomenet negative të cilat j anë bërë të shumtë në gjyqësor sidomos në çështjet penale. Dy janë pikat kyçe në këto procese, zgjatja në kohë e proceseve dhe skadimi i afteve të paraburgimit
Nishani, prioritet, reforma në drejtësi
Ministri i sapozgjedhur për të drejtuar Ministrinë e Drejtësisë Bujar Nishani, për herë të parë foli dje në mbledhjen e KLD-së. Pasi u prezantua nga presidenti Bamir Topi, Nishani u shpreh se ka si prioritet madhor reformën në drejtësi. “Iu garantoj bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë për të gjitha reformat dhe marrëveshjet
dhe ky bashkëpunim do të konsolidohet më tej për të gjitha reformat dhe marrëveshjet për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit autoritetin e tij si dhe besimin real nga ana e publikut”,- tha dje në mbledhjene etij të parë ministri i drejtëesisë Bujar Nishani. Më tej ai u shpreh se është dakord për të bashkëpunuar edhe me inspektoriatet në mënyrë që ky bashkëpunim t’i shërbejë sa më shumë drejtësisë dhe zgjidhjes së problemeve që ka sot në këtë drejtim. Edhe ministri Nishani ishte dakord që në fushën e drejtësisë të ushtrohet kontroll nëpërmjet inspektoriateve.
Dobjani, ndëshkim policëve që lejuan revoltën në burgun e Lezhës
TIRANË – Avokati i Popullit Ermir Dobjani në një letër të hapur i drejtohet drejrorit të përgjithshëm të burgjeve Gazmend Dibra për të marr në shëqyrtim ngjarjen e datës 10 shtator në burgun e Lezhës dhe për të ndëshkuar fajtorët. Për Dobjanin menjëherë rekomandohet fillimi i procedimit disiplinor dhe dhënia e masave disiplinore ndaj punonjësve të policisë së burgjeve që kanë kryer shkelje ligjore. Në këtë datë në burgun e Lezhës ka patzr një konflikt fizik midis disa të paraburgosurve, si dhe është pretenduar se është ushtruar dhunë edhe nga punonjësit e Policisë së Paraburgimit Lezhë. Janë bërë verifikimet dhe është konstatuar se ka patur shkelje. Por sipas rekomandimet që jep Dobjani, duket se shkelja është nxitur nga punonjësit e burgut. Në konflikt kanë dalë të dëmtuar fizikisht dhe më pas u izoluan të paraburgosurit S. Sh., S. P., D. P., A. L., Gj. P. dhe P. K. Por hetimi nga ana e Avokatit të Popullit ka nxjerrë fajtor policët e burgut, të cilët e kanë nxitur sherrin mes të dënuarve dh eparaburgosurve duke lejuar hapjen e dyerve dhe bashkimin më pas të tyre. Për ët gjitha të dhënat janë marr në pyetje vet të dënuarit dhe paraburgosurit si dhe janë parë kamerat e vëzhgimit. Të paraburgosurit janë rrahur dhe kanë patur shenja dhune në trup. Të gjitha janë fotografuar. Ka qenë shkak një sherr mes një të dënuari dhe paraburgosuri, ai që më pas ka futur në lojë edhe policët.
Alma Çuka
David Braun i përgjigjet pyetjeve të dy britanikave
TIRANË – Nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që tha nëj seanc më parë. David Braun ishte përsëri dje para trupit gjykues në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, ndonëse është dënuar me 20 vjet burg për kryerje të veprumeve të turpshme me të mitur. David Braun dje për gati dy orë i është përgjigjur pyetjeve të dy vartësve të tij, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu. Edhe pse ata nuk e kanë pranuar akuzën e janë shptrehur se David Braun gënjen, ky i fundit i është përmbajtur dëshmisë së dhënë një seancë më parë. Ai është shprehur përsëri se e ka ditur që në qendrën banmirëse “ Fëmijët e tij”, kryheshin veprime të turpshme dhe se fëmijët ishin në qendër të këtyre veprimeve. Në fund të pyetjeve të dy të pandehurit janë shprehur se David Braun, kërkon të nxjerrë veten e tij të larë nga e gjithë kjo histori. Por përgjigja e Braun ishte se ata janë të akuzuar nga deklarimet e vet fëmijëve dhe nga punonjësit e qendrës.
A. Çuka