Titujt e pronësisë, Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Dobjanin
23/09/2009 Gjykata Kushtetuese s’miratoi kërkesën për pezullim të ligjit dhe vendimit e KM-së
Nesër gjykohet ankesa e Komunitetit Mysliman ndaj dy vendimeve të gjyqësorit
Gjykata Kushtetuese zhvilloi dje seancën e parë të gjykimit marrë shkas nga ankimimi i Avokatit të Popullit mbi kushtetutshmërinë e ligjit që parashikon verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e marra me ligjin nr. 7501 ose të tokave të ish-fermave. Kërkesa me objekt “Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 9948, datë 7.07.2008, ‘Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore’”, dhe “Shfuqizim i VKM-së nr. 1269, datë 17.09.2008 ‘Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore’”, u paraqit pranë trupit gjykues shoqëruar me argumentet për pranimin e saj. Avokati i Popullit deklaroi konstatimin se ligji në fjalë shkel gjashtë nene të Kushtetutës së Shqipërisë. “Ligji është në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike. Ligji është në kundërshtim edhe me nenin 7 të Kushtetutës, normë që parashikon një nga parimet bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon një shtet me tipare demokratike, atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ligji është në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i një prej të drejtave themelore të njeriut: ajo e pronës private. Ligji është në kundërshtim edhe me nenin 42/2 të Kushtetutës, nenin 15/1, 17 dhe 5 i Kushtetutës”, - thuhet në kërkesë. Ndërkohë trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesën e dytë të subjektit kërkues për pezullimin e ligjit dhe vendimit deri në vendimmarrjen nga Gjykata Kushtetuese. Palët e interesuara në këtë çështje: Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Nazmi Driza dhe shoqëria “Dudaj Konstruksion”, paraqitën pretendimet e tyre “pro” dhe “kundër” kërkesës së Avokatit të Popullit. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe bëri pyetje sqaruese mbi çështjen, trupi gjykues u tërhoq për të marrë një vendin mbi këtë kërkesë.
Pasuritë e paluajtshme
Një javë më pas po ky institucion do të hapë gjykimin edhe për disa paragrafë të ligjit tjetër të qeverisë shqiptare, atë me nr. 7843 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar. Kërkesa sërish është depozituar nga Avokat i Popullit, i cili kërkon shfuqizimin e paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 10 të këtij ligji dhe pesë kërkesa të tjera për shfuqizim dhe pezullim udhëzimesh të Këshillit të Ministrave. Neni në fjalë parashikon fshirje të regjistrimeve të kryera për një pronësi pas të parit.