E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Më shumë trupa në Kongo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi në një intervistë që do të publikohet nesër se samiti i G20, që ka si objektiv hedhjen e bazave për reformave të sistemit financiar, do sjellë "bisedime të vështira", por që, sidoqoftë, duhet të fillojnë reformat në muajt e ardhshëm. "Sigurisht që këto bisedime do të jenë të vështira, por si evropianë jemi mësuar me këto", deklaroi Merkel në të përditshmen "Süddeutsche Zeitung"."Një gjë është e sigurt, që ne nuk do t'i shpërfillim problemet thjesht sepse nuk mund t'i zgjidhim brenda 24 orëve", u shpreh kancelarja, e cila do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve të industrializuara dhe të ekonomive emergjente që do të zhvillohet këtë javë në Uashington. Merkel bëri të ditur se ishte për forcimin e rolit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për një koordinim më të mirë mes autoriteteve monetare kombëtare për të reformuar sistemin financia

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›