Emrat e njohur te muzikes "rrembejne" festuesit
Jo vetem bashkite e Tiranes dhe Elbasanit, por edhe kompanite private jane vene ne mbeshtetje te artit ne kete feste te Dites se Veres duke sjelle per artdashesit emra te njohur te kenges. AMC ka qene pjese e festimeve te Dites se Veres ne dy qytetet ku festohet me shume ardhja e diteve te ngrohta, Tirane dhe Elbasan.
Festa ka filluar qe mbremjen e se shtunes ne Elbasan ku qytetaret kane pritur ne shesh ardhjen e dites se veres, qe sipas besetytnive shenon edhe fillim e diteve te ngrohta dhe lenien pas te dimrit. AMC ka mbeshtetur koncertin e organizuar ne qendren e qytetit duke i ofruar qytetareve nje ambient plot tinguj festiv. Te shumte kane qene artistet qe kane dhuruar spektakel per te pranishmit ne koncert me nje nderthurje rrymash nga ato folk deri tek muzika elektronike.
Sakaq, surpriza me e madhe per abonentet Eagle dhe gjithe artdashesit shqiptare eshte koncerti festiv me rastin e 2 vjetorit. Mijera vete moren pjese dje ne kremtimet per Diten e Veres duke u argetuar me kengetaret me te mire te Top Fest 7, dhe kengetaren e mirenjohur Juliana Pasha etj. Duke nisur nga ora 15:00 ne Sheshin Nene Tereza u bashkuan shume artdashes, nen ritmet e muzikes moderne.