E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kataklò-Love Machine mbledh mbi 3 mije vete ne show

Mbi tre mije vete moren pjese mbreme ne spektaklin italian te kercimit akrobatik Kataklò-Love Machine. Nje show, ku Ambasadori Italian Saba D'Elia inauguroi Stinen e Madhe te Evenimenteve "Italia dhe Shqiperia 2010 - dy Popuj, nje Det, nje Miqesi".
Spektakli - nje eksperimentim sugjestionues ndermjet xhesteve te kercimit, forces se gjimnastikes dhe artit te teatrit, kaloi tej mases pjesemarrjen. Te gjitha vendet ishin te ezauruara (mbi 2300 vende ulur dhe 800 persona ne kembe apo te ulur ne shkallet e Pallatit te Kongreseve).
Stina e evenimenteve (80 aktivitetet deri ne fund te qershorit do te vazhdoje dhe gjate kesaj jave me "Poezine e Veres", e cila do te jape vlera territoreve si dhe vecantive dhe shprehive artistike italiane dhe shqiptare, duke filluar nga Tirana (16 mars ne City Park dhe ne 20 mars ne Ministrine e Bujqesise), ne Durres (18 mars, Torre Veneziana), Berat (17 mars, Galleria "Lear") dhe Shkoder (19 Mars, Restorant Europa). Me 20 mars do te filloje dhe stina e koncerteve ne Teatrin e Operes me operen Rigoletto te Giuseppe Verdit si dhe do te filloje workshop i fotografise ne Vlore, i shoqeruar nga nje konkurs stimulues fotografie qe do te perfundoje me nje cmim per master te fotografie ne Milano.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›