Emrat e rinj ne KQZ, Rama pranon kerkesen e Berishes Qamil Xhani
Partia Socialiste ka pranuar propozimet e Kryeministrit Sali Berisha per procesin e zgjedhjes se anetareve dhe kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pas nje jave debatesh, ne lidhje me menyren e perzgjedhjes, deputetet e opozites ne komisionin e ligjeve pranuan propozimin qe beri nje dite me pare Kryeministri per te mos degjuar vetem kandidatet per kryetare te KQZ-se, por edhe kandidatet per anetaret. Kreu i PS-se ka terhequr nga negociatat per kete ceshtje deputetin Damian Gjiknuri, i cili u denua me nje jave pezullim nga aktivitetet e Kuvendit, per fyerjen qe i bere kreut te komisionit, Ilir Rusmali. Ne vend te tij ka qene Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Famir Xhafaj, qe ka dhene konsensus per procesin. "Te gjitha kandidaturat per anetare dhe per kryetare te kalojne ne nje seance degjimore, duke percaktuar nje limit kohe, ne gjykimin tim maksimumi per secilin duhet te ishte jo me shume se 10 minuta, per te pare kriteret ligjore sipas ketij propozimi te secilit kandidat. Duke filluar qe nga neser ne oren 09:00 dhe derisa te vazhdoje", - u shpreh dje Xhafaj. Ky vendim i PS-se i hap rruges nisjes se seancave degjimore per zgjedhjen e anetareve te KQZ-se dhe kryetarit te saj. Procesi i degjimit te 26 kandidaturave do te nise mengjesin e sotem. Nderkohe qe arritja e konsensusit ne Komisionin e Ligjeve eshte vleresuar si nje proces pozitiv qe do te zhbllokoje situaten e krijuar nga PS-ja per zbatimin e Kodit Zgjedhor. Kreu i Komisionit te Ligjeve u shpreh se me kete vendim eshte caktuar nje standard jo diferencues per kandidatet. "Eshte gje shume e mire qe ne vendosim standardin, sepse nuk mund te kete kandidatura te diferencuara. Nuk eshte mire qe Kodi te lexohet ndryshe diten dhe ndryshe naten, por le te jemi te kenaqur per marreveshjen qe arriten ne komision dhe te vazhdojme me menyren sesi do te procedojme", - u shpreh Rusmali. Ai ka theksuar se, sipas ligjit, deputetet kane te drejte te shohin vetem kriteret ligjore te kandidateve. Ndersa ka ftuar deputetet e PS-se qe te nisin shqyrtimin e dosjeve te kandidateve qe do te merren ne seance degjimore. "Ne kemi per te zhvilluar seance degjimore, sipas ketij propozimi me 26 kandidate, qe jane gjithsej, me gjithe kandidatet per anetare. Detyra jone, sipas Kodit, eshte verifikimi i kritereve ligjore, verifikimi i kritereve fillon nga studimi i mire dhe i kujdesshem i dosjes. Prandaj shfrytezojeni kohen per te konsultuar dosjet", - u shpreh dje kreu i Komisionit te Ligjeve, Rusmali. Nje jave me pare, Komisioni i Ligjeve u perfshi ne debate te forta per procesin e zgjedhjes se KQZ-se se re. Deputeti Damian Gjiknuri kundershtoi proceduren dhe shkembeu replika te ashpra dhe deri fyerje me kreun e komisionit, Ilir Rusmali. Kjo gje solli dhe pezullimin e tij nga punimet e Kuvendit, pas mbledhjes se Byrose.
Batutat per kompromisin
Fatos Hoxha: Eshte shume e rendesishme qe ju si opozite erdhet ne ate pike ku ne si mazhorance kishim kerkuar.
Bashkim Fino: Dhe ju si zakonisht, po tha i madhi; "dakord jemi", votoni. Ndaj nuk ke cfare thua per Xhafajn e Gjiknurin.
Fatos Hoxha: E katranosi Damiani (Gjiknuri) kete pune...
Bashkim Fino: E katranosi Kryetari (Ilir Rusmali) ishte i paqarte ate dite...
Ilir Rusmali: Interesante kjo pune! Nje kompromis arritem ne dhe ja sa shume rritet hareja ne Komisionin e Ligjeve.
Berisha: Nuk mund te kerkosh degjim per 4 vete dhe jo per te gjithe
Dy dite me pare, Kryeministri Sali Berisha e cilesoi si absurd pretendimin e opozites per te mos degjuar te gjithe kandidatet per anetar dhe kryetare te KQZ-se. "Opozita kerkon hearing (seance degjimore) per kandidaturat, per kryetar te KQZ. Nje e drejte e plote e tyre, por jo me dy standarde. Ata kerkojne hearing per kryetar te KQZ dhe nuk pranojne hearing per kandidaturat per anetar te komisionit. A ka me absurde! Nese do qe te ushtrosh te drejten e degjimit, nuk mund t'ia mohosh pales tjeter ta ushtroje edhe ajo, kete te drejte. Nxjerr Tahirin dhe thote se Berisha nuk po respekton, por cfare?! Keta e konsiderojne shumicen, si eterit e tyre kulaket. Si mund te kerkosh hearing per kater vete dhe jo per te gjithe?!", - u shpreh dje Kryeministri Sali Berisha, ne lidhje me kerkesat e PS-se.
Seanca degjimore
Seanca degjimore e 26 kandidateve do te nise paraditen e sotme. Cdo aplikant do te kete 10 minuta per t'u shpjeguar para komisionit ne lidhje me pervojen e tij dhe menyren sesi e mendon pjesemarrjen ne komisionin me te rendesishem per administrimin e zgjedhjeve. Ne fund te seances degjimore do te perzgjidhen 4 emra; opozita do te s'kualifikoje 2 prej tyre, e me pas parlamenti do te votoje kreun e KQZ. 6 anetaret e tjere votohen sipas vullnetit te partive, nga 2 per PD e PS dhe nga 1 per LSI e PBDNJ.