Emrat e studentëve të rinj shpallen para 15 Shtatorit
Keto dite pritet qe Ministria e Arsimit te shpalle emrat e nxenesve qe kandiduan per Universitete gjate veres. Behet e ditur se ka nisur procesi i lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar
TIRANE-Emrat e studentëve të rinj që do të përfitojnë të drejtën për tu pranuar në universitete do të shpallen deri në datën 15 shtator. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, ka nisur procesi i lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar dhe procesi i pranimeve të studentëve të rinj për vitin e ri akademik tashmë po përfundon. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.
(d.b/News24/BalkanWeb)