Rama cmendet: Nuk e njoh Shqiperine e dale nga zgjedhjet e 28 qershorit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, se "mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit nuk mund të ngrihen institucione legjitime". Kryesocialis
ti Rama reagoi sot pas deklaratave të një dite më parë të Kryeministrit Berisha, duke e konsideruar procesin zgjedhor "një maskaradë të vërtetë". Sipas tij, "gjatë fushatës elektorale është dhënë leje për daljen e krimineleve nga burgu, duke abuzuar kështu me ligjin dhe pushtetin". "Nuk kemi folur për procedura standarde ligjore, por kemi folur për shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit. Rastet e paraqitura prej nesh, të siguruara nga burime konfidenciale plotësisht të verifikueshme, nuk janë raste njerëzish që kryejnë dënimin dhe marrin një leje standard brenda këtyre procedurave, por janë raste të shkeljeve flagrante të të gjitha kushteve që parasheh ligji për shkelje të çdo të dënuari që kapërcen pragun e burgut", tha zoti Rama. Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Sali Berisha komentoi dje ligjin, i cili parashikon leje për të dënuarit për të shkuar në familjet e tyre. Ai tha se z. Rama mund të denoncojë nëse ka raste të lirimit të kriminelëve, ndërsa i kujtoi atij se ka të drejtën të bëjë propozime për të ndryshuar ligjin. "Shoqëria nuk mund të udhëhiqet nga ndjenja e urrejtjes ndaj tyre, ajo ka një detyrim, i ka dënuar dhe privuar nga lëvizja dhe në rast se ka një rast konkret ta publikojë, por ai nuk thotë as faktin më të vogël", tha Kryeministri Berisha. Ai i konsideroi akuzat e z. Rama, si manovra për të penguar procesin e integrimit evropian për qëllime personale.