Grabiti një makinë në Librazhd, në kërkim kosovari
Nje 28 vjeçar, me banim në Sllatinë e Madhe (Kosovë), përmes mashtrimit i ka marrë ne Librazhd nje shtetasi kosovar automjtetin me pretendimin se do e blinte. Kosovari zhduket bashke ma makinen luksoze
LIBRAZHD-Një shtetas kosovar është shpallur person në kërkim nga policia e Librazhdit, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se "Burim Piskala, 28 vjeç, me banim në Sllatinë e Madhe (Kosovë), përmes mashtrimit i ka marrë shtetasit kosovar Elham Lika, me banim në Suedi mjetin tip CHRISLER me targë XLT 589". Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në 24 gusht në territorin e Librazhdit dhe denoncimi për të është bërë në komisariatin e këtij rrethi. Piskala i kishte premtuar Likës se do t'i jepte 7000 euro për blerjen e këtij mjeti dhe likujdimi i parave do të bëhej në Kosovë, por deri tani nuk ka dhënë as lekët as mjetin.
(d.b/BalkanWeb)