E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shqiptarit, te akuzuar per vrasje ne Angli

Nje emigrant shqiptar me banim ne Angli eshte arrestuar nga policia irlandeze, si i dyshuar ne vrasjen e shtetasit britanik Kalvinder "Bob" Singh, ngjarje e ndodhur ne 10 prill te vitit 2005. Artan Hysaj, 32 vjec, u kap ne Dublin nga policia e irlandeze, pas 5 vjet kerkimesh si i dyshuar ne kete vrasje. Ne momentin e arrestimit, ai ishte duke punuar ne nje restorant. Artan Hysaj, akuzohet bashke me tre shqiptare te tjere, per rrahjen per vdekje me shkopinj ne koke, te 31-vjecarit britanik Singh. Pas arrestimit ne Irlande, pritet te kryhet ekstradimi i tij drejt Britanise, aty ku edhe ka ndodhur krimi. Hysaj do te perballet me akuzat e vrasjes, demtime trupore dhe prishje te rendit me ane te dhunes. Gjate momentit te arrestimit shqiptari Artan Hysaj, nuk e ka pranuar krimin. Per kete ngjarje ne vitin 2005, eshte denuar me burgim te perjetshem shqiptari tjeter, Marjan Semaj, ndersa jane ne kerkim nderkombetar, dy shqiptare te tjere Emirjan Hysaj 33 vjec dhe Alfred Kurti, 25 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›