Shtohen zjarret vdesin 2 zjarrfikës
Dy zjarrfikës kanë humbur jetën dje në Kontenë e Los Anxhelosit, ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët, kur makina e tyre u rrokullis në një mal. Zjarret janë shtuar e përhapur shpejt edhe për shkak të erës së fortë. Flakët po kërcënojnë një zonë në Kaliforninë Perëndimore. 12,500 shtëpi janë në rrezik. Zjarrin nisi të mërkurën e javës së kaluar duke përhapur me shpejtësi. Autoritetet e konsiderojnë situatën “jashtë kontrollit”. Furia e zjarreve është trefishuar gjatë ditës së djeshme. Deri tani janë shkatërruar 8,000 hektarë të mbjella dhe kërcënohen zona të banuara vetëm 30 km larg Los Anxhelosit. Të paktën tre persona janë lënduar rëndë nga zjarret. Dy prej tyre janë djegur rëndë, kur po përpiqeshin t’i shmangeshin zjarrit, duke qëndruar në një vaskë uji në oborrin e shtëpisë së tyre