E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat kush iken e kush vjen ne grupin parlamentar

Deputetet

Mbledhja e Kryesise se PS-se ka sjelle edhe ndryshime ne harten parlamentare. Qarku i Durresit dhe ai i Korces jane dy te prekurit e mandateve per shkak te emerimit te mundshem te Pandeli Majkos ne OKB dhe dorezimit te mandatit te Rudina Seserit. Pra eventualisht largimi i Majkos sjell ne Parlament Irena Kallcon e renditur menjehere pas Olta Xhackes ne listen e kandidateve te vitit 2009 pra e shtata. Ne Durres pas Klodiana Spahiut aktualisht deputete qendron Gjon Bardhi i renditur i pesti. Nese Bardhi nuk pranon te largohet nga detyra e kreut te Bashkise ne Fushe-Kruje i 6-i eshte Edison Konomi i cili me gjase hyn ne Parlament si pasoje e largimeve. Po keshtu duket se PS-se do ti mungoje deputeti Kastriot Islami i cili eshte zgjedhur ne Qarkun e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›