E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, ilacet ne spitale, te pakontrolluara

Ilacet me te cilat mjekohen pacientet e Kosoves nuk kontrollohen nga askush. Te gjitha medikamentet te cilat futen ne tregun e vendit nuk iu behet as edhe nje analize e vetme, te cilat do te siguronin shendetin e pacienteve, gje e cila atyre iu garantohet me ligj. Jo rralle here pacientet jane helmuar.

Sipas farmacisteve, rrezikshmeria e futjes ne treg te ilaceve pa kontroll, eshte shume i larte. “Eshte shume e rrezikshme pasi ne si farmaciste i kemi te gjitha barnat ne dyshim, pasi nuk kemi nje kontroll te mirefillte ne laborator”, shprehet farmacisti Visar Emini.

Ndersa sipas ministrit te Shendetesise, Alush Gashi, ne laboratorin e posacem gjithcka eshte duke funksionuar sipas rregullit. “Barnat kontrollohen. Ne kemi laboratorin qe punon shume mire”, deklaron Gashi.

Megjithate, ata te cilet e pesojne nga e gjithe kjo situate mbeten pacientet e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›