"Emri", Fuere: Të zgjidhet brenda qershorit
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere u ka përsëritur autoriteteve maqedonase apelin që të angazhohen seriozisht, në mënyrë që çështja e emrit të zgjidhet brenda muajit qershor.
Fuere ka theksuar se Shkupi zyrtar duhet të ketë parasysh rekomandimet e komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, i cili kërkoi përshpejtim të negociatave me Greqinë.
"Unë mund të përsëris atë që tha komisioneri, se jemi të bindur që të dyja palët do të hyjnë në dialog të përshpejtuar për të gjetur një zgjidhje të negociuar brenda muajit qershor", ka deklaruar Fuere.
Pak kohë më parë diplomati evropian paralajmeroi Shkupin se, nëse në 6 muajt e ardhshëm kontesti për emrin nuk zgjidhet, atëherë Maqedonia do rrezikohet nga destabilizimi i marrëdhënieve ndëretnike.