Mat, furgoni del nga rruga, vdes 40-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Matit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Lis të këtij rrethi ku 40-vjeçari Vladimir Driqi ka gjetur vdekjen pasi furgoni me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë ngrica në rrugë ndërkohë që policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.