Emri, Kacin:Zgjidhje alternativeMaqedonia Jonë
HUNGARI- Nënkryetari i delegacionit parlamentar për Evropën Juglindore Jelko Kacin ka kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të cështjes së emrit të Maqedonisë.
Kacin e bëri këtë deklaratë gjatë pjesmarrjes së tij në konferencën për Ballkanin Perëndimor që e organizoi Hungaria si kryesuese e radhës e BE-së.
Ndërkohë Radio Europa e Lirë ka bërë me dije se europarlamentari gjatë këtij takimi ka theksuar faktin se kontesti rreth emrit e frenon integrimin evropian të Maqedonisë, dhe se nevoitet zgjidhje kompromisi për të ndërprerë bllokadën shumëvjeçare.
Kacin ka propozuar si zgjidhje alternative emrin “Maqedonia Jonë”.
“Në rrethinë janë tre rajone që e mbajnë emrin e Maqedonisë. Emri ‘Maqedonia Jonë’, i përjashton të gjitha pretendimet territoriale të IRJM-së së sotme ndaj këtyre rajoneve. Me këtë emër do të mund të jetonin të gjithë”,- ka përfunduar Jelko Kacin.
(e.m/Europa e Lirë/BalkanWeb)