E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi anglez furtunëmbi italianin Ançeloti

ANGLI- Jashtë Champions League dhe një hap larg shkarkimit. Karlo Ançeloti është duke përjetuar periudhën më të errët që kur mori drejtimin e Çelsit në vitin 2009. Gjysmëfinalja e katërt në pesë sezone për Mançesterin ka bërë që i gjithë shtypi anglez të jetë dakord me skuadrën e Aleks Ferguson: “E pamëshirshme, kompakte, e sigurt në vetvete”, janë komentet e bëra në gazetat më prestigjioze të Anglisë, një ditë pas derbit britanik në Champions League. Të gjitha mediat bashkohen në një pikë: fitoi skuadra më e fortë! “Ëndrra e Roman Abaramoviç zë pluhur”, është apertura e Times. “Për të mundur shpirtin e Mançesterit duhet më shumë se shkarkimi i Ançelotit edhe pse nuk bind vendimi i tij për të hedhur në fushë nga minuta e parë Fernando Torres”, shkruan më tej gazeta prestigjioze angleze. Ajo e quan spanjollin “një lojtar të Abramoviç”. Sipas “Guardian”, faji i Ançelotit është që nuk ka patur më shumë “keqdashje” në idetë e tij, duke futur Drogbanë vetëm në pjesën e dytë. “Me Tani fati i tij duket i vendosur, me siguri do të shkarkohet”, shkruan kjo gazetë. “Sezon i mbaruar për Çelsin”, është titulli i “The Sun”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›