E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Milloshoski: Athina qendrim negativ

Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Miloshoski ka deklaruar se Greqia ka ashpërsuar qëndrimin për çështjen e emrit.
Sipas Milloshoskit, Shkupi zyrtar ka frikë se pas bllokimit të anëtarësimit në NATO, Greqia mund të bllokojë edhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
"Qëndrimi grek ka qenë negativ. Ne jemi të shqetësuar se nga ana e Greqisë mund të ketë një bllokade të dytë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE", ka pohuar Milloshoski.
Ai, megjithatë, pret që bisedimet për emrin të vazhdojnë, ndërsa ndërmjetësuesi Metju Nimiç të dalë me propozim të ri për zgjidhjen e problemit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›