Kina dënon vizitën e Dalai Lamës në Tajvan
Media shtetërore kineze raporton se lideri shpirtëror i Tibetit mbërriti mbrëmjen e kaluar në Tajvan për të shprehur mbështetje për viktimat e tajfunit më të rëndë që ka goditur ishullin e vetëqeverisur gjatë 50 viteve të fundit, duke shkaktuar më shumë se 570 viktima.
Organizatorët e vizitës më parë kishin planifikuar mbajtjen sot të një konference shtypi për Dalai Lamën, por më pas u anulua, pasi lideri shpirtëror tibetian, fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1988, e nisi ditën e parë të vizitës së tij duke udhëtuar drejt fshatrave të përmbytur.
Duke mos kritikuar presidentin e Tajvanit, Ma Ying-jeou ose partinë Nacionaliste që qeveris vendin, Pekini mund të ketë treguar se nuk dëshiron të tensionojë situatën dhe dy çështjet e ndjeshme territoriale të vendit, Tibetin dhe Tajvanin.
Kina ka shpallur sovranitetin mbi Tajvanin që prej vitit 1949, kur forcat e Mao Ce Dunit fituan luftën civile dhe nacionalistët e Çan Kai Shi-së zbarkuan në ishull. Dalai Lama u largua nga Tibeti në vitin 1959 pas një kryengritje të dështuar kundër autoriteteve kineze.