E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Koalicioni me Metën deri në 2021

Kryeministri Sali Berisha është shprehur në një konferencë për shtyp se koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të vazhdojë deri në vitin 2021.
Berisha theksoi gjithashtu se negociatat me LSI-në për kabinetin e ri qeveritar do të nisin më datë 2 shtator, ndërsa ka paralajmëruar se numri i ministrive nuk do të ndryshojë. "Zoti Meta, bëri fjalë për 2013, unë mund t'ju garantoj ju edhe për 2021. Ky është një koalicion i cili ka të gjithë maturinë, ekspertizën dhe vullnetin e hekurt për t'i dhënë vendit qeverisjen më të mirë dhe më eficente për të shtyrë përpara projektin e madh, ëndrën e integrimit evropian të shqiptarëve"- tha para mediave Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›