E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Milloshoski: Zgjidhja jo përmes fuqisë

Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kontesti i emrit me Greqinë duhet të zgjidhet duke u bazuar tek argumentet dhe jo tek fuqia që ka një shtet.
"Shkupi dhe Athina duhet ta kërkojnë zgjidhjen përmes fuqisë së argumenteve dhe jo përmes argumentit të fuqisë", ka pohuar Milloshoski.
Shefi i diplomacisë maqedonase ka shprehur gatishmërinë e Shkupit për bisedime dhe ka nënvizuar se është momenti që dy vendet të tejkalojnë ngërcin.
Ai ka shtuar më tej se Maqedonia po jep kontributin e saj në këtë çështje, që ka bllokuar integrimin e saj, zgjidhja e të cilës varet edhe nga qëndrimi i Greqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›