E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/Sejdiu thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti Fatmir Sejdiu i ka bërë hirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës dhe të përcaktojnë vetë se kush do t'iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Sejdiu, njëkohësisht i ka falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa i ka vlerësuar këto zgjedhje si një test të madh të demokracisë për Kosovën.
"Këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë një test i rëndësishëm edhe për proceset e mëtejshme të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Kjo e diel duhet t'i dëshmojë botës se Kosova është vend stabil, se ajo krijon paqe e stabilitet në rajon dhe shërben si model i gatishmërisë për bashkëpunim të mirë reciprok me fqinjët e vet dhe me të gjitha vendet e tjera demokratike", ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›