Rama: Integrimin nuk e pengon bojkoti por arsyet e bojkotit
VLORE- Rama: Integrimin nuk e pengon bojkoti por arsyet që na cuan në bojkot
Në replikë me deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Berisha i cili tha se bojkoti i opozitës nuk do të pengojë ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian, kreu socialist Edi Rama theksoi nga Vlora se integrimi i vendit nuk pengohet nga bojkoti por nga arsyet që cuan socialistët në këtë bojkot.
Ndërsa ironizoi arritjet e deklaruara dje nga kryeministri në foltoren e kuvendit, Rama i bëri thirrje kreut të qeverisë të nxjerrë vendin nga ajo që ai e quajti batak i krijuar nga familja në pushtet.
“Sali Berisha u tha dje shqiptarëve nga kutia e mbyllur e parlamentit që Shqiperia duhet të jetë e lumtur që nuk përfitoi vizat bashkë me Bosnjën. I them sot nga Vlora Berishës se do të përmbytet me turp në batakun ku ka futur Shqipërinë, por Shqipëria nuk do të fundoset bashkë me të.” u shpreh Rama.
Kryesocialisti ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe të 20 nëntorit në kryeqytet, duke renditur një serë arsyesh për të kërkuar hapjen e kutive të votimit e për të cuar deri në fund një të drejtë, që sic tha Rama, nuk mund ta mohojë askush.
“Ne e kemi thënë në cdo qytet dhe po e përsërisim edhe në Vlorë se do të mblidhemi në 20 nëntor për të kërkuar një të drejtë që nuk na e ka dhënë Sali Berisha” theksoi Rama ndërsa shtoi se që prej 20 nëntorit do të fillojë një fazë e re protestash ndryshe nga këto të bëra deri më sot.
Rama theksoi bindjen e socialistëve për të mos u futur në parlament duke nënvizuar se bojkoti është e vetmja zgjidhje për mbrojtjen e demokracisë.
“Lëvizja jonë e protestave nuk ka lindur nga dëshira jonë për të lëvizur qytet më qytet,
kjo lëvizje është një zgjedhje e detyruar patriotike nga gjëndja e rëndë e demokracisë në vend. Bojkoti është vetmja rrugë që kemi sot për të mbrojtur demokracinë” u shpreh kreu socialist.
Hapja e kutive, nis protesta e opozitës në Vlorë
Nis protesta e radhës e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës për të këkrkuar sërish hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Pas protestave në qarqe të ndryshme të vendit, ku më e fundit ishte ajo e qytetit të Korçës ditën e martë, PS e mbështetur edhe nga aleatët e saj dhe avokat Ngjela janë ndalur në sheshin e flamurit për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në fillim të javës që vjen, pritet që protesta të zhvillohet edhe në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani.
Burimet nga PS-ja bëjnë të ditur se oratorët edhe në këtë protestë do të shpalosin të njëjtat kërkesa drejtuar qeverisë së kryesuar nga Sali Berisha, por nuk do të mungojë edhe kërkesa për largimin e tij.
Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj. Burimet pranë kësaj partie bëjnë të ditur se po merren masa për blerjen e çadrave, të cilat do të ngrihen ose në sheshin para Piramidës, pranë Kryeministrisë, ose në qendër të sheshit “Skënderbej”, për t’u dhënë mundësinë protestuesve që të qëndrojnë me orë të zgjatura në protestë. Organizatorët e protestës së 20 nëntorit parashikojnë që ky të jetë një reagim qytetar i përmasave të mëdha dhe që mund të zgjasë edhe me ditë të tëra.
(e.n/BalkanWeb)