Papa pranon dorëheqjen e peshkopit të Irlandës
Vatikani ka njoftuar se Papa Benedicti XVI ka pranuar dorëheqjen e Peshkopit të Irlandës, John Magee, pas zbulimit të skandalit seksual në këtë vend.
Magge 73 vjet është akuzuar se ka injoruar ankesat për veprimet e priftërinjve në dioqezën e tij, Cloyne.
Vatikani ka njoftuar sot, pa dhënë detaje me të hollësishme, se Papa ka pranuar dorëheqjen e Magees.
Para se të emërohej Peshkop i Irlandës, Magee ka shërbyer si sekretar i Papes Pauli VI, i Gjon Palit të parë dhe Gjon Palit të dytë.
Hetimet e autorizuara nga qeveria e Irlandës dokumentuan dekada të tëra të abuzimeve të fëmijëve nga ana e priftërinjve dhe fshehjen e këtyre rasteve nga kisha.
Në letrën e publikuar javën e kaluar, Papa Benedicti kërkoi falje për dekadat e tëra të abuzimeve, por nuk ndërmori aksion kundër peshkopëve, të cilët kanë fshehur këto raste.
Në ndërkohë, sot në Gjermani një takim e zhvilloi edhe kabineti i kancelares Angela Merkel, për të diskutuar formimin e një grupi të ekspertëve, për të hetuar akuzat për abuzime seksuale, të bëra nga anëtarët e kishës.
Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga Ministritë e Drejtësisë dhe Ministria për Familje dhe Edukim dhe takimi i parë do të zhvillohet më 23 prill.