QSUT, në shtator gati Qendra e parë Alkoologjike
Kjo qendër do të mundësojë shtrimin e 12 personave në muaj, me trajtim të kombinuar psikoterapetik dhe medikamentoz. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të alkoolizuarit do të ndiqen për një vit me radhë.
TIRANE-Në muajin shtator pritet të nisë funksionimi i Qendrës së parë Alkoologjike në Shqipëri, për personat e varur nga alkooli. Ky shërbim është vendosur brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pranë ambienteve të Spitalit Psikiatrik dhe mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shkollën Europiane të Alkoologjisë, me qendër në Udine (Itali). Kjo qendër do të mundësojë shtrimin e 12 personave në muaj, me trajtim të kombinuar psikoterapetik dhe medikamentoz. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të alkoolizuarit do të ndiqen për një vit me radhë. ”Për 11 muaj, pacientët do të trajtohen ambulatorisht jashtë spitalit, nëpër klube rehabilitimi, që konsiston në dhënien e një medikamenti antialkoolik, i kombinuar me psikoterapinë”, - pohojnë burime nga MSH. Sipas të njëjtave burime, po punohet edhe për ngritjen e të klubit të parë të alkoolistëve në trajtim. Shqipëria, sipas Institutit të Shëndetit Publik, konsumon më pak alkool për frymë sesa shumica e vendeve europiane, megjithatë ka një tendencë në rritje për përdorimin e tij nga të rinjtë, një kategori kjo që mbetet problematike. Referuar të dhënave të ISHP-së, meshkujt shqiptarë konsumojnë alkool shumë më shumë se sa femrat. Rreth gjysma e meshkujve shqiptarë konsumojnë alkool thuajse çdo ditë, ndërkohë që tek femrat konsumi i alkoolit është shumë i ulët, gjë që lidhet edhe me stadin e zhvillimit social të vendit tonë. Konsumi i alkoolit ka tendenca në rritje tek femrat, ndërsa tek meshkujt ka prirje për stanjacion.
(s.g/BalkanWeb)