E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Ndjehem i riperjashtuar nga PS, Rama gaboi me Malaj

Ish-kryetari i Partise Socialiste te Vertete ’91, i cili disa jave me pare deklaroi shkrirjen me Partine Socialiste, shprehet se ndjehet i perjashtuar serish nga PS. Koci i referohet hartimit te listave nga kreu i PS-se dhe perjashtimit te Arben Malajt nga partia. “Bashkimi yne ka qene pa kushte, nuk ka qene me kushte. Kjo e vete perjashtimit, eshte nje ndjesi personale dhe nuk ka pse te shitemi si komunistet, qe ishin gati te jepnin dhe jeten per ato 10 pika qe duhet te plotesonin”, -shprehet Koci. Ai ndalet dhe ne menyren sesi u servir lista e kandidateve te PS-se, duke u shprehur se nuk ishte nevoja qe te beheshin shume ndryshime. “Mendoj se ne kete rang zgjedhor nuk duheshin te beheshin ndryshime radikale. Ishin futur shume te rinj dhe pa u bere listat dhe nuk kishte nevoje per permbysje te reja, une besoj se kriteri baze duhet te kete qene impakti elektoral nga figurat perkatese”,- thote Koci. Duke u ndalur ne rastin Malaj, ai shton se ishte e gabuar perjashtimi i tij nga Rama, por nuk e cileson si pozitiv edhe kandidimin e pavarur te tij. “Ne rastin e z Malaj nuk ishte sinjal i mire. Nuk ishte mesazh integrimi, por perjashtimi. Ne kuptimin, qe ne tani po pergatitemi per qeverisjen e re dhe nuk ishte mesazh shume i mire. Por nuk jam dakord as me kandidimet e pavarur, por gjykoj se jane zhvillime jo pozitive domethene, jane dy gabime ne nje dite, qe mendoj se nuk duhet te kishin ndodhur. Nuk duhet te kishin shkuar gjerat deri aty”,- thote Koci. Ish-kreu i PSV’91 dhe aleatet e tjere te PS, si Paskal Milo dhe Skender Gjinushi kane kerkuar qe te ishin ne listat e kandidateve per deputete te PS-se. Sipas tij, kjo levizje do te maksimalizonte votat e se majes.

LISTA E PS

“Mendoj se ne kete rang zgjedhor nuk duheshin te beheshin ndryshime radikale. Ishin futur shume te rinj dhe pa u bere listat dhe nuk kishte nevoje per permbysje te reja, une besoj se kriteri baze duhet te kete qene impakti elektoral nga figurat perkatese”,- thote Koci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›