E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysma merr borxh nga miqte apo kusherinjte dhe aspak nga bankat

Borxh nga miqte apo kusherinjte. Pa qene te detyruar te plotesojne formulare te gjate, te presin me muaj te tere apo te gjejne me cdo kusht nje kolateral per ta vene si garanci ndaj tij. Kjo eshte metoda qe zgjedhin me shume se gjysma e familjeve shqiptare, per te siguruar nje shume te caktuar parash, ne funksion te shlyerjes se nje detyrimi financiar. Dukuri kjo e cila konfirmohet ne Raportin e Stabilitetit Financiar te Bankes se Shqiperise. “Ne 54% te rasteve, familjet huamarrese deklarojne se u jane drejtuar burimeve informale si “persona fizike” dhe “dyqane”, sqarojne ekspertet bankare lidhur me ekzistencen e nje dukurie te tille. Duke saktesuar, se per grupin e pare, niveli i huamarrjes eshte ne nivelin prej 13%, ndersa per te dytin, prej 14%. Cka tregon se familjet shqiptare, kane nevoje per likuiditet te shpejte financiar, te cilin e gjejne pikerisht ne afrine qe kane me te aferm apo miq te tyre. Nga ana tjeter, po i njejti raport i BSH-se, tregon se vetem ne 45% te rasteve, familjet huamarrese u jane drejtuar burimeve formale si “banka” apo institucioneve te tjera financiare “jo banka” per te siguruar nje kredi. Perkatesisht, ne nivelet prej 39% dhe 6%. “Kjo perben nje rritje me 2 pike perqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar”,- citohet me tej ne kete raport. Duke konfirmuar gjithsesi, trendin ne rritje te kredimarrjes, edhe prane bankave, pervecse borxheve prej miqve apo te afermve te ndryshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›