Emri i Maqedonise, Athina dhe Shkupi te gjejne zgjidhjen
Shtetet e Bashkuara te Amerikes iu bene thirrje dje Athines dhe Shkupit te punojne per te gjetur zgjidhjen e perbashket te pranueshme te mosmarreveshjes per emrin kushtetues te Maqedonise, ne kuader te rrethit te ri te negociatave qe fillon sot ne Nju-Jork, me ndermjetesimin e te derguarit te posacem te Kombeve te Bashkuara, Metju Nimic.
"Ceshtja eshte e rendesishme per te dyja palet dhe u bejme thirrje qeverive te te dyja vendeve te punojne nen kujdesin e Metju Nimicit, per te arritur zgjidhjen e pranueshme dypaleshe te mosmarreveshjes", tha dje zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Tom Kejsi (Tom Casey).
Bisedimet per emrin kushtetues te Maqedonise zhvillohen sot dhe neser ne Nju-Jork. Negociuesit e te dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ademantios Vasilakis, do t'i prezantojne ndermjetesuesit Nimic qendrimin e Shkupit dhe te Athines rreth propozimit te tij te fundit per kapercimin e kesaj mosmarreveshjeje 17- vjecare. Nimic u parashtroi propozimin e tij Maqedonise dhe Greqise me 19 shkurt, por permbajtja nuk u be e ditur zyrtarisht. Megjithate, mediat e te dy vendeve folen per pese variante qe propozoi Nimic: Republika Demokratike e Maqedonise, Republika e Pavarur e Maqedonise, Republika Kushtetuese e Maqedonise, Republika e Re e Maqedonise dhe Republika e Eperme e Maqedonise.
Pas dy raunde konsultimesh, kreret politike dhe te shtetit te Maqedonise ndertuan nje pozicion te harmonizuar te perbashket. Sic deklaroi shefi i diplomacise te Maqedonise, Antonio Milloshoski, ne kete pergjigje perfshihen argumente dhe qendrime te ndertuara "per" dhe "kunder", si dhe argumente qe do te hapin diskutime te metejshme ne kete proces. Megjithate, hollesi per qendrimin e harmonizuar te Maqedonise, nuk jane njoftuar.
Dhe pse parimisht dy nga pese propozimet e Nimicit - Republika Demokratike dhe e Pavarur e Maqedonise llogariten si "te pranueshme", sepse "nuk prekin identitetin nacional, por paraqesin pershkrimin e rregullimit te shtetit", pozicioni zyrtar maqedonas mbetet e ashtuquajtura "formula e dyfishte" - nje emer qe do pergjigjet per komunikim dypalesh me Greqine dhe emri kushtetues per pjesen tjeter te botes.
Konsultime te ngjashme u mbajten keto dite edhe ne Athine. Mediat e atjeshme njoftuan se edhe per Greqine jane te pranueshme dy propozime, por ato jane "Maqedonia e Re" dhe "Maqedonia e Eperme". Qendrimi zyrtar grek eshte se duhet te gjendet nje zgjidhje qe do te ishte nje emer i perbere, i cili do te permbante fjalen "Maqedonis", por do te shfrytezohej edhe ne perdorimin nderkombetar dhe jo vetem per komunikimin dypalesh. Ne mesazhet qe i drejtoi Shkupit, Athina zyrtare e kercenoi edhe me bllokimin e hyrjes se Maqedonise ne NATO.
Maqedonia ka vendosur deri tani marredhenie diplomatike me mbi 160 shtete ne bote, ndersa emrin e saj kushtetues e kane pranuar mbi 120, mes te cilave dhe tre anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, SHBA, Rusia dhe Kina.