E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje per rrugen, nje i plagosur

Grindja per vendkalimin ka vene ne pranga 2 te rinj nga Fieri, nen akuzen e "plagosjes se lehte me dashje", "kanosjes" si dhe "armembajtjes pa leje". Klement Kastrati, 23 vjec dhe Gertian Zaho, 27 vjec, jane arrestuar mesnaten e se enjtes nga uniformat blu si te dyshuar per plagosjen e Skerdi D. Perplasja e pare ka nisur prane nje pike lavazhi ne daljen lindore te qytetit te Fierit dhe ka perfunduar ne rrugen e spitalit rajonal. Burime te policise thane se dy te rinjte Kastrati dhe Zaho leviznin me mjetin e tyre tip "BMW", me targa FR 8253 C. Ne tentative per t'u larguar nga ambientet e spitalit ata kane ndeshur nje makine perpara tyre, qe u kishte bllokuar rrugen. Ne mjet kane qene dy vellezerit Skerdi dhe Olsi D., dhe debate per zhbllokimin e rruges eshte kthyer ne te shara e kercenime. Grushteve dhe shkelmave te perdorura gjate sherrit nuk i kane munguar dhe mjetet e forta. Menjehere pas ngjarjes policia shoqeroi dhe ndaloi te dyshuarit, kurse i demtuari u dergua per mjekim ne spital. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua edhe nje arme tip pistolete "TT", qe nuk eshte perdorur gjate incidentit.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›